Sela është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë me kushte të caktuara, thotë Kasami - Gazeta Express
string(81) "sela-eshte-i-gatshem-te-behet-pjese-e-qeverise-me-kushte-te-caktuara-thote-kasami"

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 10:42

Sela është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë me kushte të caktuara, thotë Kasami

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 10:42

Bilall Kasami ka deklaruar se Ziadin Sela është i gatshëm t’i bashkohet qeverisë.

“Ka mesazhe se do të ishte i gatshëm që me kushte të caktuara të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Kasami.

Kasami tha se Qeveria i ka numrat e mjaftueshëm dhe nuk është e nevojshme që të ketë parti të tjera, por nuk përjashtoi mundësinë që në momente të caktuara të ketë bisedime me Selën.

Ai gjithashtu tha se zv. kryeministri Arben Fetai dhe ministri Fatmir Limani do të shkarkohen nga pozitat e tyre.

“Ka pasur ministra të caktuar të cilët kanë pasur kundërshtime me deputetë dhe me anëtarë të shumicës parlamentare”, deklaroi Kasami.

Advertisement
Advertisement
Advertisement