Policia e Kosovës e shpall në kërkim 22 vjeçaren nga Vushtrria, zbulohet vepra për të cilën dyshohet - Gazeta Express
string(99) "policia-e-kosoves-e-shpall-ne-kerkim-22-vjecaren-nga-vushtrria-zbulohet-vepra-per-te-cilen-dyshohet"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:02

Policia e Kosovës e shpall në kërkim 22 vjeçaren nga Vushtrria, zbulohet vepra për të cilën dyshohet

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:02

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është në kërkim të shtetases kosovare, Blerina Maloku, e cila dyshohet për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes se shitjes së substancave narkotike, psikotrope e analoge, shkruan Express.

Me qëllim të identifikimit të 22 vjeçares, Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografinë e të njëjtës.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda,  e dyshuara shpallet në KËRKIM  nga Policia e Kosovës, referuar autorizimit të Prokurorisë drejtuar Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë që të publikojë fotografitë e të pandehurës nën dyshimin e bazuar se e njëjta, duke vepruar si bashkëkryerës ka kryer  veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Personi që kërkohet është:BLERINA MALOKU e lindur me 21.02.2004, shqiptare/kosovare me vendbanim në fshatin Samadrexhë-Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement