Sekuestrohen disa produkte në treg që konsiderohen me rrezik për konsumatorin - Gazeta Express
string(77) "sekuestrohen-disa-produkte-ne-treg-qe-konsiderohen-me-rrezik-per-konsumatorin"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 12:22

Sekuestrohen disa produkte në treg që konsiderohen me rrezik për konsumatorin

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 12:22

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka sekuestruar disa produkte të cilat janë vlerësuar se paraqesin rrezik potencial për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.

Përmes një komunikate për media ku është njoftuar për intensifikimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e tregut me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve, Inspektorati ka bërë të ditur se fokusi ka qenë te produktet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë dhe pajisje tjera që mund të paraqesin rrezik.

Për shkak të mosprezantimit të dokumentacionit teknik përkatës dhe tejkalimit të skadimit të afatit, produktet e sekuestruara janë 13 makina shpimi apo (trapan), pesë gërryese këndore, 426 disqe për prerjen e hekurit dhe betonit, 251 jelek sinjalizues, 114 helmeta, 176 maska saldimi, 11 ngjyra dhe 931 lodra për fëmijë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement