Sekretari i FFK-së tregon cilat klube kosovare do të garojnë në Evropë - Gazeta Express
string(70) "sekretari-i-ffk-se-tregon-cilat-klube-kosovare-do-te-garojne-ne-evrope"

Sekretari i FFK-së tregon cilat klube kosovare do të garojnë në Evropë

Gazeta Express

14/02/2020 20:11

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se tri klube kosovare – kampioni dhe nënkampioni i Ipko Superligës së Kosovës dhe fituesi i Digitalb Kupës – do të garojnë në Evropënë sezonin e ardhshëm.

Që nga fillimi i sezonit 2019/20, Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar se Kosova do të përfaqësohet me tri klube në garat evropiane nga sezoni vijues, gjë që nuk ishte konfirmuar nga UEFA, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Eroll Salihu ka zbuluar se fituesi i Ipko Superligës do të garojë në Ligën e Kampionëve, ndërsa nënkampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës do të garojnë në Ligën e Evropës.

“Për fat të mirë do të dalin tri ekipe në Evropë. Kampioni në Ipko Superligë do të shkojë në garën preliminare për UEFA Champions League, ndërsa fituesi i Kupës dhe vendi i dytë në ligë do të shkojnë në garë për UEFA Europa League”, ka thënë Salihu në “Favorit”, raporton Gazeta Express.

Salihu më tutje ka bërë të ditur se rezultatet e ekipeve kosovare në kualifikimet për garat evropiane gjatë kësaj vere do të jenë vendimtare për të ardhmen e futbollit kosovar në Evropë, pasi që do ta përcaktojnë numrin e pjesëmarrësve në edicionet e ardhshme.

“Unë mendoj se klubet tona duhet të mendojnë qysh tani për garat prelimare që bëhen në fund të kampionatit pasi që nga suksesi i tyre do të varet sa ekipe do t’i kemi në Evropë vitin e ardhshëm”, shtoi Salihu.

“Për herë të parë aktivizohet formati Conference League. Kjo e suspendon ekipet në Europa League, ku do të ketë shumë pak qasje, por do të kenë klubet e fuqishme evropiane. Ndërsa, në Conference League marrin pjesë ekipe të tjera”.

“Por nëse këtë vit ekipet tona arrijnë t’i kalojnë tri katër faza Federatat si Gjibraltar e Andorrë… Unë shpresoj, por deri më tani nuk kemi arritur sukses… atëherë ndoshta do ta kemi edhe një ekip tjetër në Evropë”.

“Ne e kemi bërë edhe një kërkesë që të marrë pjesë edhe fituesi i Kupës Ndërkombëtare Nëna Terezë [ku garojnë klubet e Kosovës me ato të Shqipërisë]. Nuk mund të flas me optimizëm të madh, por kërkesa është bërë edhe nga ne edhe nga Federata Shqiptare”. /Gazeta Express/