Së shpejti do bëhen prindër, Gold Ag tregon çfarë i ka ndaluar të shoqes - Gazeta Express
string(71) "se-shpejti-do-behen-prinder-gold-ag-tregon-cfare-i-ka-ndaluar-te-shoqes"

Gazeta Express

13/10/2020 7:30

Së shpejti do bëhen prindër, Gold Ag tregon çfarë i ka ndaluar të shoqes

Gazeta Express

13/10/2020 7:30

Në muajin mars të këtij viti, reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë.

Partnerja e tij quhet Ermira Shkodra dhe ka një sallon estetik në Gjilan.

Lexo Edhe:

Për një muaj dyshja do të bëhen prindër për herë të parë, pasi Ermira është në pritje të ëmbël.

Dhe ditën e djeshme Gold Ag ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku vërtetoi se është një bashkëshort dhe baba i ardhshëm i kujdesshëm.

Ai tha se e ka ndaluar bashkëshorten të shkojë në punë për shkak të pandemisë, ngaqë e do shumë dhe ajo është shtatzënë.

‘E ka sallonin e vetë në Gjilan, po për shkak të pandemisë nuk e kam lënë të shkojë dhe shumë shpejt ka për ta hapur në Prishtinë pastaj vazhdon punën vetë. E dua dhe nuk kam qejf që ti ndodh diçka e keqe , të marr ndonjë virus sepse është dhe shtatzënë’, u shpreh reperi.