Së paku 16 të vdekur nga vërshimet në Ugandë - Gazeta Express
string(44) "se-paku-16-te-vdekur-nga-vershimet-ne-ugande"

Së paku 16 të vdekur nga vërshimet në Ugandë

Gazeta Express

08/12/2019 14:20

Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut në Ugandë të Afrikës. Lajmin e bëri të ditur Kryqi i Kuq i këtij shteti.

Shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga vërshimet dhe disa rrugë janë bllokuar për qarkullim.

Lexo Edhe:

Një pjesë e madhe e Afrikës Lindore është përfshirë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në javët e fundit. Qindra persona kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen.

Meteorologët kanë thënë se ky mot është shkaktuar nga një fenomen i rrallë në Oqeanin Indian.

Javën e kaluar, disa persona vdiqën nga rrëshqitjet e dheut që u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut në pjesën lindore të Ugandës.

Në anën tjetër, në Somali, autoritetet po përpiqen t’i vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia tropikale “Pawan”, e cila solli erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut.

Sipas meteorologëve, në tetor dhe nëntor rajoni ka pasur 300 për qind më shumë reshje shiu sesa mesatarja e zakonshme gjatë viteve të kaluara, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.