Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka mbrojtur vendimin e Rodrigo De Paul për t’u transferuar nga Atletico Madridi te Inter Miami, pavarësisht habisë që ky transferim shkaktoi te shumë tifozë argjentinas më pak se një vit para Kupës së Botës.
Scaloni theksoi se për stafin teknik të kombëtares nuk ka rëndësi kampionati ku aktivizohet një lojtar, por niveli që ai tregon në fushë.

“Nuk na intereson liga ku luan, por paraqitja e tij. Ai po luan në një nivel shumë të mirë dhe sa herë që vjen te kombëtarja e tregon këtë,” deklaroi Scaloni.
Megjithatë, tekniku kampion bote nënvizoi se De Paul nuk duhet të vetëkënaqet dhe duhet të ruajë intensitetin gjatë gjithë ndeshjes.
“Ai e di se nuk mund të relaksohet. Edhe gjatë pushimit për hidratim i thashë se nuk duhet të ulë ritmin. Kur nuk relaksohet, është vendimtar. Pas asaj bisede ai ndryshoi rrjedhën e lojës,” shtoi Scaloni.


Mesfushori zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke regjistruar një asist, saktësi prej 92 për qind në pasime, gjashtë ndërhyrje defensive dhe duke fituar pesë nga tetë duelet e zhvilluara.
Scaloni vlerësoi gjithashtu paraqitjen e repartit të mesfushës, ku krahas De Paulit spikatën edhe Enzo Fernandez, Thiago Almada dhe Alexis Mac Allister.
Argjentina tani do të ketë gjashtë ditë pushim përpara përballjes së radhës ndaj Austrisë, e cila do të zhvillohet më 22 qershor në Dallas. /GazetaExpress/