“S’bëj qoka, Arilena talent 1 në 1 milion”, Jonida Maliqi ‘kunja’ për Elvana Gjatën: Njerëzit ndikohen nga interpretimi i jashtëm - Gazeta Express

“S’bëj qoka, Arilena talent 1 në 1 milion”, Jonida Maliqi ‘kunja’ për Elvana Gjatën: Njerëzit ndikohen nga interpretimi i jashtëm

Rozë

Gazeta Express

25/02/2020 13:48

E ftuar në “ËakeUP” Këngëtarja Jonida Maliqi e ka shprehur hapur pëlqimin dhe mbështetjen për Arilena Arën dhe pjesmarrjen e saj në Eurovizion. Maliqi theksoi se Arilena Ara duhet marrë në konsideratë, pasi është një talent që lind 1 në 1 milion.

Për më tepër ajo theksoi se nuk bën qoka, dhe madje mendon që më vlerë kanë interpretimet që nuk kan ekzagjerime skenike, duke hedhur kështu një ‘thumb’ për Elvana Gjatën, që ishte një ndër pretendentet për të fituar festivalin e RTSh-së.

“Unë u jap mbështetje të paparë të gjithë artistëve që mendoj se kanë talent, kanë diçka për të dhënë. Nuk bëj qoka zakonisht ashtu siç bëjnë shumë kolegët e mi të cilët çdokush që nxjerrë një material muzikor duhet ta publikoj, madje ndonjëherë kur më kërkojnë ta promovoj nuk e bëj këtë gjë nëse nuk më pëlqen. Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion. Një vajzë që debuton artistikisht thjesht me interpretim vizual aspak tw ekzagjeruar ashtu siç jemi mësuar në showbiz apo në ditët e sotme që njerëzit ndonjëherë ndikohen nga interpretimi i jashtëm, performanca”,- është shprehur Jonida Maliqi në “WakeUP”.