SBASHK'u premton përsëri grevë, nëse nuk zbatohet ligji i ri për paga - Gazeta Express
string(67) "sbashku-premton-perseri-greve-nese-nuk-zbatohet-ligji-i-ri-per-paga"

SBASHK’u premton përsëri grevë, nëse nuk zbatohet ligji i ri për paga

Gazeta Express

11/12/2019 19:56

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Sindikata e Policisë dhe ajo e Shëndetësisë paralajmërojnë greva e protesta nëse nuk zbatohet ligji i ri për paga.

Pakënaqësitë e tyre, zakonisht i shprehin me greva.

Lexo Edhe:

E duket se greva SBASHK-u përsëri do të veprojë njëjtë.

Kjo pasi, atyre, iu premtua se pagat e Dhjetorit do ti marrin me rritje.

E duke qenë se ka kundërshtime ndaj ligjit për paga, nëse ai nuk implementohet, Rrahman Jashari, paralajmëron greva.

“Kam parë shumë nga  kolegët ata kishin filluar ti bëjnë llogaritë që po e prisnin 9 muaj me ligjin e ri të pagave. Nga takimet bisedat qe i kemi vazhdueshme nuk përjashtohet greva”, thotë Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK’ut.

E për ligjin e ri të pagave, pati ankesa tek Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e ato tashmë janë dërguar në Kushtetuese.

Por, këtë veprim të Avokatit, po  e sheh si të paligjshëm, kryetari i SBASHK.

“Avokati i Popullit e kuptoj misionin dhe detyrën e tij, pro pasi qe e ka qu ankesën ne kushtetuese, ehe ligjin e pagave do te  ishte mire te mos e kundërshtoj shumë ligjin dhe te bej aq shume deklarata ne publik se është kundër Kushtetutës”, thotë Jashari.

E Ligjin e ri për Paga, po e përkrahin edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Nëse ky ligj i ri për paga nuk hyn në fuqi, Kryetari i Sindikatës, Shaban Tasholli tha se këtë do ta kërkojnë me protesta.

“Ne nuk kemi te drejte për greva, por kemi te drejte për protesta. Kështu do ti bashkohemi edhe sindikatave tjera’’, ka thënë Tasholli.

Tasholli  u shpreh se Policia e Kosovës, që dy vite ka punuar që të marr miratimin e Qeverisë për këtë rritje.

“Ne e kemi kundërshtuar, dhe jemi duke kundërshtuar prape, rrogat le te lëshohen qysh I parasheh ligj, ndryshe do te ketë pakënaqësi”, ka thënë Tasholli.

Tri sindikatat, bënë edhe një kërkesë për një takim urgjent me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin në largim Ramush Haradinaj, dhe kryetarët e partive Albin Kurti, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.

E i vetmi që iu përgjigj kërkesës ishte Kurti, i cili dëgjoi ankesat e tyre.

Takimi ka qenë i mbyllur për media ndërkaq pas përfundimit janë deklaruar drejtuesit e Sindikatave

.Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla,  theksoi  se tani për tani nuk mund të vendosët asgjë .

“Ajo cka konstatum se bashku jemi ne nje situate jo te favorshme sepse se kemi te formuar qeverinë. Edhe skemi vendim te gjykatës Kushtetuese”, thotë Blerim Syla, kreytar i Sindikatës së Shëndetësisë.

Ndryshe ligji për pagat është miratuar në muajin Shkurt të këtij viti.

E ani pse pati shumë kundërshtime, ministria e financave bëri të ditur ditë më parë se pagat e Dhjetorit do të dalin me rritje.