Sara për komentet pas lajmit për shtatzëni: Te vdektë fëmija në barkë, je bërë si Kiara - Gazeta Express
string(85) "sara-per-komentet-pas-lajmit-per-shtatzeni-te-vdekte-femija-ne-barke-je-bere-si-kiara"

Yjet

Gazeta Express

19/04/2024 23:08

Sara për komentet pas lajmit për shtatzëni: Te vdektë fëmija në barkë, je bërë si Kiara

Yjet

Gazeta Express

19/04/2024 23:08

Sara Gjordeni ishte sot e ftuar në “Cheery On Top”, ku foli për romancën e saj me Bardhin dhe lajmin për pritjen e ëmbël.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka marrë mallkime dhe kërcënime teksa rrëfeu edhe një koment të bërë nga një grua e cila e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzanisë.

Lexo Edhe:

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”- tha Sara.

“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës”– nënvizoi ish-banorja e BBVIP.