Sara Hoxha dhe Erik Fullani po shijojnë pushimet së bashku, duke ngritur menjëherë dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Dyshja është fotografuar në momente relaksi gjatë një udhëtimi, ku shihen të afërt dhe të buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka më shumë se sa thjesht miqësi.
Fotot, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjete sociale dhe portale, tregojnë Sarën dhe Erikun në një ambient veror, larg vëmendjes së përditshme të Tiranës. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht apo ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare, prezenca e përbashkët dhe atmosfera e ngrohtë mes tyre ka mjaftuar për të ndezur komentet.
Sara Hoxha, e njohur për stilin dhe praninë e saj në botën e televizionit dhe rrjeteve sociale, si dhe Erik Fullani, i cili vjen nga një familje me profil të lartë në Shqipëri, duket se kanë gjetur kohë për të pushuar larg syve të publikut – por jo edhe larg objektivave të aparateve fotografikë. Ndërsa fansat janë ndarë mes kuriozitetit dhe përgëzimeve, mbetet për t’u parë nëse kjo dalje e përbashkët është thjesht një udhëtim shoqëror.