Borussia Dortmundi e ka vendosur çmimin e yllit anglez, i cili po kërkohet nga klubet e Premierligës
Borussia Dortmundi e ka vendosur çmimin për Jadon Sanchon, shkruan Gazeta Express.
Ylli anglez po kërkohet me të madhe nga klubet e Premierligës, përfshirë këtu Manchester Unitedin, Chelsean, Liverpoolin e Manchester Cityn.
Dhe, për shitjen e përfaqësuesit anglez, klubi gjerman i kërkon hiç më pak se 140 milionë euro, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.
19 vjeçari po shfaq formë të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit.
Këtë edicion ai i ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 18 asistime në 33 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...