Sanchez e dëshpëroi Interin - Gazeta Express
string(27) "sanchez-e-deshperoi-interin"

Sanchez e dëshpëroi Interin

Gazeta Express

09/04/2020 17:40

Sulmuesi kilian ishte larg pritshmërive të “Nerazzurri” gjatë këtij sezoni dhe ai pritet të largohet nga Italia për t’u rikthyer në Angli

Alexis Sanchez e ka dëshpëruar Interin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi kilian konsiderohej si një përforcim i madh gjatë verës së kaluar, kur “Nerazzurri” e kishin huazuar nga Manchester Unitedi.

Mirëpo, ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës e Arsenalit ishte larg pritshmërive.

Fillimisht u lëndua e më pas nuk e gjeti asnjëherë ritmin e lojës tek Zikaltrit.

Për këtë, mediumi “Manchester Evening News” shkruan se përfaqësuesi kilian do të rikthehet në “Old Trafford” gjatë verës.

Më pas, United do të vendosë nëse do ta shesë përfundimisht apo ta mbajë në ekip, për t’ia dhënë një tjetër mundësi.

Sanchez kishte dëshpëruar edhe në “Teatrin e Ëndrrave”, ku ishte transferuar nga Arsenali. /Gazeta Express/