Sami Lushtaku konfirmon vdekjen e kosovarit nga Klina e Poshtme në Vjenë, ngushëllon edhe për 3 të tjerë - Gazeta Express
string(103) "sami-lushtaku-konfirmon-vdekjen-e-kosovarit-nga-klina-e-poshtme-ne-vjene-ngushellon-edhe-per-3-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 21:57

Sami Lushtaku konfirmon vdekjen e kosovarit nga Klina e Poshtme në Vjenë, ngushëllon edhe për 3 të tjerë

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 21:57

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka konfirmuar vdekjen e Pajtim Bajramit nga Klina e Poshtme, në vendin e tij të punës në Vjenë të Asutrisë, duke shtuar se edhe tre bashkëkombas të tjerë humbën jetën në këtë tragjedi .

Lushtaku ka shprehur ngushëllime duke thënë se “kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën”.

Postimi i tij i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombasit tonë, Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.

Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes Bajrami, si dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën po në këtë tragjedi.

Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!

Çka deklaroi policia e Vjenës për këtë rast, postimi i plotë:

Sot afërsisht në orën 14:15, ndodhi një aksident në vendin e punës në lagjen e 9-të të Vjenës. Për arsye ende të panjohura, skelat u shembën, duke ‘varrosur’ pesë punëtorë ndërtimi nën rrënoja.

Një punëtor ndërtimi u shpëtua nga shërbimet e emergjencës dhe u dërgua në spital. Katër persona të tjerë u nxorën të vdekur nga rrënojat, konfirmon policia e Vjenës në një postim në “X”.

Hetimi për shkakun e aksidentit është duke vazhduar, thuhet në postim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement