Salihi: Koronavirusi s’me la të kthehem në fushë - Gazeta Express
string(46) "salihi-koronavirusi-sme-la-te-kthehem-ne-fushe"

Gazeta Express

24/03/2020 19:40

Salihi: Koronavirusi s’me la të kthehem në fushë

Gazeta Express

24/03/2020 19:40

Një tjetër i ftuar i veçantë në emisionin “FanZone” këtë të martë ishte Hamdi Salihi, që nga Amerika e largët iu kthye emocioneve me Kombëtaren, duke kujtuar atë gol emblematik të shënuar në Norvegji.

Pandemia:  Ishte koha e bukur dhe njerëzit nuk e morën seriozisht, duke dalë jashtë. Po përhapet me shpejtësi dhe njerëzit tani e kanë kuptuar, duke u futur në shtëpi. Përshtatja në Kaliforni? Ne jemi përshtatur në vende më të këqija, jo më këtu. Komunikoj gjithë kohën me familjen. Për fat të mirë, nënën e kam, këtu pasi kishte ardhur për një vizitë. Të afërmit janë larguar nga Shkodra dhe qëndrojnë në Velipojë, për të qenë më të sigurt.

Ushqimi në karantinë: Një herë më kishte marrë malli dhe e lëshova veten, por më pas ndryshova, duke nisur stërvitjen dhe duke luajtur tenis. Nëse nuk do të kishte ardhur Koronavirusi, do të isha i gatshëm për t’u rikthyer të luaja (qesh). Jam në kontakt me Edy Rejën, po flisnim për ndeshjet miqësore, duke bërë gati listën dhe gjithçka tjetër. Ndërsa tani flasim vetëm për gjendjen ku ndodhemi.

Goli ndaj Norvegjisë: a qenë një gol që më ka gëzuar shumë, pasi e kishim përgatitur skemën gjatë gjithë javës në stërvitje. Të gjithë i kishin sytë tek unë dhe prisnin golin. Ai është një nga golat e mi të preferuar. Kisha frikë, pasi e kisha dërguar shumë herë topin jashtë.

Salihi: Koronavirusi s’me la të kthehem në fushëKampion del Tirana: Më vjen keq për Orges Shehin, e kam shok, por Tirana është në rrugën e duhur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement