Salcat e djegësa: Cilat janë të shëndetshme dhe cilat duhen shmangur - Gazeta Express
string(67) "salcat-e-djegesa-cilat-jane-te-shendetshme-dhe-cilat-duhen-shmangur"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

03/02/2026 19:00

Salcat e djegësa: Cilat janë të shëndetshme dhe cilat duhen shmangur

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

03/02/2026 19:00

Tregu i salcave të djegësa ka shpërthyer vitet e fundit. Nga sriracha te Tabasco, britanikët po konsumojnë gjithnjë e më shumë salca pikante.

Vetëm vitin e kaluar, zinxhiri Tesco shiti 2.5 milionë shishe më shumë salcash djegëse – një rritje gati 20 për qind – ndërsa shitjet e sriracha-s u rritën me afro 65 për qind. Sot, ky treg vlerësohet në mbi 200 milionë paund.

Ekspertët e shëndetit thonë se, krahasuar me shumë salca të tjera industriale, salcat djegëse shpesh janë një zgjedhje më e mirë, por jo të gjitha janë njësoj.

“Shumica e salcave djegëse janë relativisht të ulëta në kalori dhe mund të jenë një shtesë e mirë ushqimore,” shpjegon Jessica DeLuise, specialiste e mjekësisë kulinare dhe dietologe.

“Për ata që synojnë humbje peshe, ne flasim për ‘përforcues shijeje’, dhe salcat djegëse janë ideale: shumë shije, pak kalori.”

Megjithatë, ajo paralajmëron se duhet pasur kujdes me kripën dhe sheqerin e shtuar, sidomos për personat me sëmundje kardiovaskulare, probleme me veshkat, refluks apo zorrë të irritueshme. Për ata që marrin barna anti-inflamatore, steroide ose aspirinë, salcat djegëse mund të përkeqësojnë shqetësimet tretëse.

A janë ushqimet pikante të mira për shëndetin?

Studime të ndryshme sugjerojnë se konsumimi i rregullt i ushqimeve pikante mund të ketë përfitime modeste shëndetësore. Një analizë e vitit 2021, që përfshinte mbi gjysmë milioni të rritur, zbuloi se ata që konsumonin rregullisht ushqime djegëse kishin 12 për qind rrezik më të ulët të vdekshmërisë së përgjithshme dhe më pak vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Kapsaicina – përbërësi aktiv i specit djegës – është lidhur edhe me ulje të lehtë të oreksit, duke reduktuar rreth 70 kalori për vakt. Megjithatë, ekspertët theksojnë se përfitimet janë të kufizuara dhe jo për të gjithë.

Salcat që duhen konsumuar me kujdes

Sriracha

Edhe pse shumë e pëlqyer, kjo salcë e fermentuar mund të shkaktojë probleme tretjeje te disa persona, për shkak të konservantëve, si dhe ka përmbajtje relativisht të lartë sheqeri dhe kripe.

Cloud23 Sweet Jalapeño (Brooklyn Beckham)

Me 24 g sheqer për 100 g, kjo salcë sillet më shumë si salcë e ëmbël sesa si salcë djegëse klasike. Ekspertët këshillojnë ta përdorni si glazurë ose dip, jo si erëz të përditshme.

Lao Gan Ma (vaj djegës kinez)

Edhe pse shumë popullor, është salcë me bazë vaji (kryesisht vaj soje) dhe shumë kalorike. Një porcion i vetëm mund të ketë rreth 190 kalori. Nuk rekomandohet për përdorim të shpeshtë.

Blue Dragon Sweet Chilli Sauce

Praktikisht një shurup sheqeri me spec djegës: rreth 55 g sheqer për 100 g. Duhet rezervuar vetëm për raste të veçanta.

Salcat ekstremisht djegëse (p.sh. Psycho Juice Habanero)

Me nivele shumë të larta në shkallën Scoville, këto produkte mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, përfshirë të vjella të forta, dehidratim dhe çrregullime të ritmit të zemrës. Nuk rekomandohen për personat me tension të lartë.

Zgjedhje më të mira për shëndetin

Tabasco (Original Red)

Një klasik i thjeshtë, shumë i ulët në kalori dhe sheqer, me listë minimale përbërësish. Kripa është faktori kryesor për t’u pasur parasysh, por përdoret zakonisht në sasi të vogla.

Encona West Indian Original

E përgatitur me pure speci, përmban pak fibra dhe ka profil relativisht të mirë ushqimor. Duhet kujdes te personat me stomak të ndjeshëm.

Frank’s Red Hot

Me bazë uthulle dhe erëzash, është e ulët në kalori dhe e pasur në shije. Mund të ketë përmbajtje të lartë kripe, ndaj konsumi duhet moderuar.

Nando’s Peri-Peri (mesatare)

Një kompromis i mirë mes shijes dhe vlerave ushqyese: kalori të moderuara, pak sheqer, por sasi më të lartë kripe.

Tingly Ted’s (Ed Sheeran)

Relativisht e ulët në kalori, por me përmbajtje të ndjeshme sheqeri dhe kripe. E përshtatshme në sasi të vogla.

Si përfundium salcat djegëse mund të jenë një zgjedhje e shëndetshme për të shtuar shije pa shumë kalori – por vetëm nëse lexoni etiketat. Zgjidhni produkte me pak sheqer, përbërës të thjeshtë dhe përdorini me masë. Në fund të fundit, edhe djegësja më e mirë humbet vlerën kur teprohet. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement