Viti 2022 kishte numrin më të lartë të lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
2023-ta shënoi rreth 1,400 më pak krahasuar me vitin paraprak, ndërsa lindën 1,342 foshnje më pak për të njëjtën periudhë.
Sociologët thonë se përveç faktorëve socio-ekonomikë, një ndikim të madh ka edhe mungesa e politikave për gratë në tregun e punës.
Sipas sociologes Flaka Ymeri, për gratë e punësuara, pushimi aktual i lehonisë nuk mjafton, ndërsa gratë në muajt e parë të shtatzënisë shpesh ndalohen nga punësimi.
Për rritjen e natalitetit po kërkohet modifikim i pushimit të lehonisë, përfshirë edhe përfshirjen e baballarëve në këtë pushim.
Në anën tjetër, sociologu Besim Gallopeni paralajmëron se Kosova është në një fazë shumë kritike demografike.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...