Salah drejt largimit nga Liverpool? Klubet saudite rikthehen me ofertë gjigante - Gazeta Express
string(78) "salah-drejt-largimit-nga-liverpool-klubet-saudite-rikthehen-me-oferte-gjigante"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 9:08

Salah drejt largimit nga Liverpool? Klubet saudite rikthehen me ofertë gjigante

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 9:08

E ardhmja e Mohamed Salah vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos verore.

Sipas raportimeve të fundit, një klub nga Arabia Saudite ka paraqitur një ofertë të madhe për yllin egjiptian, me synimin për ta transferuar si lojtar të lirë pas largimit nga Liverpool.

Interesimi nga klubet saudite për Salah nuk është i ri, por kontaktet janë intensifikuar sërish gjatë ditëve të fundit. Burimet bëjnë të ditur se klubi arab është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit një kontratë afatgjatë deri në vitin 2028, me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.

Salah konsiderohet si një nga objektivat kryesorë të futbollit saudit, që vazhdon strategjinë për të afruar emra të mëdhenj nga futbolli evropian. Egjiptiani ka qenë një figurë kyçe te Liverpooli ndër vite, duke fituar trofe të rëndësishëm dhe duke u kthyer në një nga lojtarët më të dashur për tifozët e klubit anglez.

Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar nga ana e lojtarit, ndërsa pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement