Saimir Tahiri dy orë e gjysmë në SPAK: Nuk kam asgjë për të thënë - Gazeta Express
string(64) "saimir-tahiri-dy-ore-e-gjysme-ne-spak-nuk-kam-asgje-per-te-thene"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2024 17:15

Saimir Tahiri dy orë e gjysmë në SPAK: Nuk kam asgjë për të thënë

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2024 17:15

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Tahiri qëndroi në SPAK rreth dy orë e gjysmë, nga ora 13:00 deri në 15:40.

Ish-ministri u thirr nga prokurori Elvin Goga në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij prej disa muajsh.

Pasi doli nga SPAK, Tahiri nuk foli për mediat, ndërsa pyetjeve të shumta të gazetarëve zgjodhi t’iu përgjigjet vetëm me “Nuk kam asgjë për të thënë”.