Saga e krimeve për hakmarrje/ Viktima me dy emra, ekzekutimi i vëllait në Spanjë dhe kushëririt në Belgjikë - Gazeta Express
string(105) "saga-e-krimeve-per-hakmarrje-viktima-me-dy-emra-ekzekutimi-i-vellait-ne-spanje-dhe-kusheririt-ne-belgjike"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2021 21:19

Saga e krimeve për hakmarrje/ Viktima me dy emra, ekzekutimi i vëllait në Spanjë dhe kushëririt në Belgjikë

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2021 21:19

Vrasja e sotme në Elbasan duket se është një sagë e nisur para disa vitesh. Everest Caka ose i njohur ndryshe si Ibrahim Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010.

Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Lexo Edhe:

Ndërkohë disa muaj më parë në Belgjikë u vra dhe kushëriri i Everest Cakës, Arjan Spahiu me tetë plumba në nëntor të 2020. Ndërkohë Arjan Spahiu del të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh tën johur të krimit në Elbasan, Erion Alibej që e ka vëlla të burrit të motrës.

Alibej është i arerstuar tashmë si porositës i disa atentateve në Elbasan. Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Nuk mbetet me kaq, pasi Erion Alibej i është vrarë vëllai dhe xhaxhai në ”Masakrën e Bradasheshit” në 2018, ku të vrarë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Së për ngjarjen e sotme, u ekzekutua Everest Caka gjatë një atentati në Elbasan, teksa e plagosur mbeti dhe gruaja e tij Silvana Caka.

Ekzekutimi i 38 vjeçarit, Arjan Spahiu vitin e kaluar në Bruksel solli pak ditë më parë në Elbasan një grup hetuesish dhe prokurorësh belgë. Tre hetues, sëbashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kryen takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.

Qëllimi ka qenë mbledhja e informacioneve për Arjan Spahiun dhe aktivitetin e tij në Elbasan dhe jo vetëm, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e motive të ekzekutimit të tij. Grupi i hetuesve nga Brukseli qëndruan rreth katër ditë në Elbasan.