Sa toksike është familja juaj - Gazeta Express
string(29) "sa-toksike-eshte-familja-juaj"

Sa toksike është familja juaj

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

13/01/2022 14:38

Sa toksike është familja juaj? Këtu janë disa faktorë të mundshëm që duhen marrë parasysh

Brikena Krasniqi Hoti

Pavarësisht nga dashuria e madhe që shumë prej nesh kanë ndaj anëtarëve të familjes, gjërat duhet t’i quajmë ashtu siç janë, dhe ajo që është toksike, është toksike. Na duhet të heqim dorë nga “mitet” që kur bëhët fjalë për babain, nënën, motrën, vëllaun, daja, tezja, axha, halla, ikim nga e vërteta duke përpjekur ta ruajmë imazhin e lumtur familjar, por që është fals.

Është plotësishtë e lejueshme dhe e preferueshme të largoheni nga njërëzit që ju lëndojnë, ju abuzojnë apo ndikojnë keq në shëndetin tuaj mendor.

Mënyra se si rritemi na formëson atë që bëhemi. Si fëmijë, ne nuk kemi aftësinë për të identifikuar midis “të drejtës” dhe “të gabuarës”, dhe sjelljes së shëndetshme ose të pashëndetshme. Për shkak të kësaj, nëse një fëmijë rritet rreth sjelljeve toksike, ka të ngjarë që ta normalizojë ose ta brendësojë atë duke besuar se është faji i tij – dhe shpesh të dyja.

Familja-dhe veçanërisht prindërit tanë, formojnë bazën për vetëvlerësimin tonë, mënyrën se si lidhemi dhe çfarë besojmë se janë marrëdhëniet. Nëse jeni rritur në një familje ka nuk ka pas komunikim, dashuri e afërsi, por më shumë ka pas injorim e neglizhim emocional dhe të nevojave tuaja, kjo do të formësojë llojet e marrëdhënieve që krijoni në jetën e mëvonshme – si kur bëhet fjalë për dashurinë dhe miqësitë, dhe ndoshta edhe profesionalisht.

Nëse jeni ende në mes të një dinamike toksike familjare, mund të jetë shumë e vështirë të shihni situatën qartë për atë që është. Kjo sepse me kalimin e kohës sjellja normalizohet dhe ju adaptoheni me të, deri në një pikë që s’mund të duroni më.

Sa toksike është familja juaj? Këtu janë disa faktorë të mundshëm që duhen marrë parasysh:

Ata zgjedhin dobësitë tuaja.

Anëtarët toksikë të familjes do të përdorin atë që dinë për dobësitë tuaja më të thella për t’ju bërë të ndiheni keq me veten dhe, potencialisht, për t’ju turpëruar para njerëzve të tjerë.

Ata nuk do t’ju lejojnë të ndryshoni.

Familjet toksike janë familje kufizuese dhe nuk janë vende të mirësisë dhe pranimit. Bëhuni gati për t’u tallur dhe vënë poshtë sa herë që doni të veproni ndryshe nga ajjo që pritet nga ju ose nga roli që ata ju kanë dhënë.

Sjellja abuzive pranohet ose maskohet.

Abuzimi brenda familjeve mund të shkojë nga abuzimi emocional tek abuzimi fizik dhe seksual. Sjellja abuzive nuk quhet për atë që është dhe nuk dënohet. Në vend të kësaj, ju mund të ndiheni se keni merituar të abuzoheni. Mund t’ju thuhet të heshtni për abuzimin në mënyrë që të ruani reputacionin e familjes.

Janë mjedise të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme.

Anëtarët e familjes përdorin njëri -tjetrin. Ata luajnë lojëra dhe manipulojnë. Mund të jesh i preferuari i dikujt një javë dhe javën tjetër zbulon se ata kanë thënë gjëra të tmerrshme pas shpine.

Simptomat fizike pas (ose gjatë) kohës së kaluar me anëtarët e familjes – shqetësimi emocional ndikon në trup, si dhe në mendje. Nëse pas kalimit të kohës me disa anëtarë të familjes ndjeni: dhimbje në shpinë dhe qafë, shtrëngim të nofullës, probleme me tretjen ose shtrëngim në stomakun tuaj, parehati, kjo duhet të shërbejë si një sinjal se atmosfera në familjen tuaj është toksike për ju.

Kishte apo ka favorizim në familjen tuaj – në familjet toksike, shpesh njëri fëmijë do të favorizohet dhe tjetri do të mbajë barrën më të madhe të abuzimit – “dashi për kurban”. Në këto raste, të dy fëmijët ka të ngjarë të vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Fëmija i abuzuar/neglizhuar do të ndihet i refuzuar dhe i padashur ndërsa i favorizuari mund të ndihet i denjë vetëm për faktorët e jashtëm p.sh. arritjet e tyre.

Ndihesh fajtor ose ndjenjë detyrimi – Anëtarët toksikë të familjes mund të shfrytëzojnë emocionalisht anëtarët e tjerë nën maskën e “familjes” p.sh. “Familja është gjithçka që kemi”, “familja është gjithmonë atje, pa marrë parasysh çfarë”. Marrëdhëniet abuzive nuk kanë nevojë të tolerohen kurrë – familjare ose tjera.

Kufijtë zero midis anëtarëve të familjes – të qenit afër është një gjë, por marrëdhëniet e shëndetshme gjithashtu kanë një ndjenjë autonomie. Shembuj të mungesës së kufijve: mungesa e hapësirës personale, anëtarët e familjes që hyjnë në dhomën tuaj dhe kalojnë gjërat tuaja personale, lexojnë ditarë, dëgjojnë thirrjet telefonike.

Komunikimi indirekt – në familjet jofunksionale, informacioni, lajmet ose thashethemet tentojnë të përhapen në mënyrë indirekte nëpërmjet anëtarëve të tjerë të familjes dhe asnjëherë nuk flitet haptas, ka shmangie nga bisedat serioze dhe mos pranim faji apo kërkim falje edhe kur duhet.

Shumë njerëz përjetojnë shumë faj kur bëhet fjalë për distancimin ose shkëputjen nga anëtarët e familjes, por gjëja më e rëndësishme që mund të bëni (çfarëdo që të vendosni) është ta bëni veten prioritet.

Identifikoni “kritikun tuaj të brendshëm” – nëse jeni rritur në një familje toksike, ka të ngjarë të keni një kritik të brendshëm shumë të ashpër. Praktikoni vetë-dhembshurinë dhe mirësinë sa më shumë që të jetë e mundur ndaj vetës.

Mund t’ju nevojitet edhe terapi për të shëruar plagët apo traumën që keni përjetuar.


Brikena Krasniqi Hoti

Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë.