Prej temave të shumta që u prekën mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7 ishte edhe ajo e basketbollit.
Trepça e fitoi Kupën e Kosovës së fundmi pasi e mposhti Sigal Prishtinës në finale me dy pikë epërsi, ndërsa një hapësirë gjatë emisionit e mori pikërisht “Final 8” i basketbollit, shkruan “Gazeta Express”.
E në ndërkohë, në këtë temë u përfshi edhe analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi, i cili e lëshoi një “perlë” kur u bë fjalë për mbushjen e palestrës “Shani Nushi” në Gjakovë në ndeshjen finale, por edhe të palestrave të tjera gjatë sezonit.
“Sa ta mushi stadiumin une, këta të basketit sun e mushin ton vitin”, u shpreh Munishi, ndërsa më pas plasën të qeshurat në studio.
Për më tepër, për ta parë komplet emisionin e mbrëmshëm “Favorit”, mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...