Sa para do t’i fitojë Llapi nga shitja e ardhshme e Ilir Krasniqit? Tahir Batatina zbulon gjithçka për “Express” - Gazeta Express
string(108) "sa-para-do-ti-fitoje-llapi-nga-shitja-e-ardhshme-e-ilir-krasniqit-tahir-batatina-zbulon-gjithcka-per-express"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 11:21

Sa para do t’i fitojë Llapi nga shitja e ardhshme e Ilir Krasniqit? Tahir Batatina zbulon gjithçka për “Express”

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 11:21

Ilir Krasniqi e finalizoi dje transferimin nga Kolos Kovalivka në Polissya Zhytomyr, duke e vazhduar kështu eksperiencën në futbollin ukrainas.

E këtij transferimi iu gëzua edhe Llapi, i cili i fitoi 20% nga shitja e futbollistit.

Në total, qendërmbrojtësi kosovar u shit për 1,5 milion euro, shkruan “Gazeta Express”.

Nga kjo shumë, klubi nga Superliga i fitoi 300 mijë euro.

Por, kjo nuk është e tëra.

Trajneri Tahir Batatina, në një bisedë me “Gazeta Express” ka zbuluar se llapjanët do t’i përfitojnë 5% nga shitja e ardhshme e kartonit të përfaqësuesit kosovar.

Duke e pasur parasysh se shuma e shitjes së lojtarit do të rritet në të ardhmen, natyrisht varësisht nga paraqitjet e tij, kjo nënkupton se llapjanët po i fërkojnë duart dhe shpresojnë që të fitojnë edhe më shumë para në të ardhmen.

Llapi është klubi amë i lojtarit dhe do të përfitojë gjithmonë kur të ketë lëvizje të lojtarit në klube evropiane.

Ilir Krasniqi është pjesë e rregullt e grumbullimeve të Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement