Spotify Wrapped për 2025 është lansuar dhe ka zbuluar zakonet e dëgjimit të muzikës për vitin e kaluar, por një funksion i ri ka shkaktuar diskutime të forta mes përdoruesve.
Ky funksion quhet “listening age” (mosha e dëgjimit) dhe përpiqet të vlerësojë sa i vjetër je, duke krahasuar shijet muzikore të një përdoruesi me të tjerët dhe grupmoshat e ndryshme.
Përdorues të rinj që dëgjojnë shumë muzikë të vjetër kanë reaguar me humor: disa u treguan “tetëdhjetëvjeçarë” sipas Spotify, ndërsa përdorues të moshuar u shfaqën më të rinj se sa janë në fakt. Disa të tjerë u habitën që Spotify e përcaktoi moshën e tyre realisht.


Për shembull:
Një përdorues shkroi: “Don’t ever do listening age again, lame as hell @Spotify” me emoji duke qarë.
Tjetri: “The listening age feature for Spotify Wrapped is NASTY”.
Një i tretë tha se rezultoi “76 vjeç” dhe u shpreh: “kjo më ka çmendë totalisht”.
Spotify thekson se ky funksion nuk ka për qëllim të parashikojë moshën reale (përdoruesit japin datën e lindjes gjatë regjistrimit). Është një metriku argëtues dhe krijues që synon të bëjë bujë dhe ka funksionuar.
Si llogaritet “mosha e dëgjimit”
Spotify përdor një koncept të njohur si “reminiscence bump” – tendenca që njerëzit ndihen më të lidhur me muzikën nga vitet e rinisë së tyre.
Procesi përllogaritet duke marrë parasysh:
Datat e publikimit të këngëve që dëgjon përdoruesi.
Identifikimin e një periudhe pesëvjeçare të muzikës që dëgjuesi e konsumon më shumë se të tjerët të moshës së tij.



Përllogaritja e “moshës së dëgjimit” si mosha e dikujt që do të kishte qenë në vitet formuese kur ato këngë u publikuan.
Shembull: Nëse dëgjon më shumë muzikë nga fundi i viteve ’70, Spotify mund të llogarisë “listening age” rreth 63 vjeç, sa do të kishte qenë një person që ishte në adoleshencë në ato vite.
Çfarë tregon Wrapped 2025
Përveç “moshës së dëgjimit”, përdoruesit mund të shohin:
Sa minuta dëgjimi gjatë vitit
Sa zhanre dhe cilat janë top 5 zhanret
Sa albume dhe cilat janë top 5 albumet
Sa këngë dhe artistë janë dëgjuar dhe cilët janë top 5 këngëtarët
Spotify ka analizuar aktivitetin e mbi 700 milion dëgjuesve globalisht, duke nxjerrë top këngët, albumet, artistët dhe podcast-et për vitin 2025.


Të dhënat kryesore globale të vitit 2025
Artist global më i dëgjuar: Bad Bunny (për herën e katërt).
Album më i dëgjuar globalisht: “Debí Tirar Más Fotos” nga Bad Bunny.
Kënga më e dëgjuar globalisht: “Die With A Smile” nga Lady Gaga & Bruno Mars (më shumë se 1.7 miliard klikime).




Të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar
Album më i dëgjuar: “Short n’ Sweet” nga Sabrina Carpenter.
Kënga më e dëgjuar: “Ordinary” nga Alex Warren.
Artist më i dëgjuar: Taylor Swift (për herën e tretë radhazi), e ndjekur nga Drake, Sabrina Carpenter, The Weeknd dhe Billie Eilish. Spotify Wrapped 2025 vazhdon të jetë një mbledhje e detajuar dhe argëtuese e muzikës që dëgjuat gjatë vitit, duke i dhënë përdoruesve mundësinë të zbulojnë sa “i ri ose i vjetër në shpirt” janë sipas shijes së tyre muzikore. /GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...