Këndet e lojërave për fëmijë, që janë instaluar së voni në mbarë Rusinë, kanë tema ushtarake, teksa po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.
Një kënd lojërash në Reutov, në lindje të Moskës, shfaq sistemin raketor i artilerisë, Katyusha.
Kjo fotografi është një nga disa që janë publikuar më 1 qershor nga kolektivi gazetaresk rus, Bereg, i cili ka vënë në pah se këndet e lojërave në mbarë Rusinë së voni kanë tematikë lufte. Pajisje ushtarake të Ushtrisë së Kuqe shihen të vizatuara në një karusel në veri të Moskës.
Këndet e lojërave me tematikë të luftës nisën të shfaqeshin në Rusi rreth vitit 2019 dhe në atë kohë shkaktuan debate të shumta. Në këtë lodër, ku fëmijët mund të ngjiten, shfaqen skena të Luftës së Dytë Botërore dhe imazhi i luftanijes ruse, Moskva, që u fundos gjatë një sulmi ajror rus në prill të vitit 2022.
Që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës dhe shtypja e mëvonshme e qëndrimeve kundër luftës në Rusi, debati rreth këndeve të militarizuara të lojërave është shuar pothuajse krejtësisht.Një ilustrim i sistemit raketor të artilerisë Grad në një kënd lojërash në Shën Petersburg.
Një arkitekte që foli për Bereg tha se qëllimi i këndeve të lojërave me tematikë lufte ka të bëjë më pak me tërheqjen e fëmijëve – pasi çdo tematikë e veçantë e kufizon mënyrën e lojës – dhe më shumë me fitimin e pëlqimit dhe mbështetjes së autoriteteve.