Rugova: Nuk lëshojmë pe për postin e presidentit - Gazeta Express
string(47) "rugova-nuk-leshojme-pe-per-postin-e-presidentit"

Gazeta Express

10/12/2019 8:21

Rugova: Nuk lëshojmë pe për postin e presidentit

Gazeta Express

10/12/2019 8:21

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e presidentin në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (LV).

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Me gjithë mospajtimet për këtë pikë, Rugova shprehur optimizëm se marrëveshja në mes të këtyre dy partive do të arrihet.

Mirëpo, sipas tij, edhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, nuk do të jetë fundi i botë.