Rrugët nderojnë vetëm burrat, gratë nuk janë në hartën e kryeqytetit - Gazeta Express
string(67) "rruget-nderojne-vetem-burrat-grate-nuk-jane-ne-harten-e-kryeqytetit"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 8:49

Rrugët nderojnë vetëm burrat, gratë nuk janë në hartën e kryeqytetit

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 8:49

Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke digjitalizuar rrugët e reja të vendit, një proces që e ka detyruar edhe Komunën e Prishtinës të dalë me propozime për emërtimin e tyre

Qytetarët pritet të kenë fjalën e fundit për emrin që do të mbajë secila rrugë, por lista  e propozimeve ka zbuluar një detaj që vështirë se mund të kalojë pa u vënë re. Të gjithë emrat janë të burrave.

Në mesin e tyre shfaqen dëshmorë, heronj të luftës, figura historike, por edhe mësues, famullitarë e personalitete të tjera të gjinisë mashkullore. Por asnjë grua e vetme.

Demokracia.com, duke shfletuar një pjesë të vogël të dëshmive e dokumenteve të Komunës për procesin e emërtimit, nuk ka arritur të gjejë asnjë emër gruaje që është propozuar për të hyrë në hartën e kryeqytetit.

Pra, rrugët  janë të gjitha për burrat, për Hamdiun, Ganiun, Bajramin, Hysniun, Idizin e të tjerë. Nëse kërkon ndonjë Hanë, Shehide, Vjollcë apo Shkurte, nuk gjendet.

Ky fenomen s’është vetëm çështje simbolike, por një dëshmi e mënyrës se si historia dhe shoqëria vazhdon të dokumentohet e përjetësohet vetëm përmes figurave mashkullore.