Rrudhani “ndëshkon” ish-klubin me supergol ndaj Luzernit - Gazeta Express
string(54) "rrudhani-ndeshkon-ish-klubin-me-supergol-ndaj-luzernit"

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 21:37

Rrudhani “ndëshkon” ish-klubin me supergol ndaj Luzernit

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 21:37

Mesfushori kosovar Donat Rrudhani ka realizuar një gol spektakolar për t’i dhënë Sionit barazimin ndaj Luzernit.

Rrudhani, i cili te Kombëtarja e Kosovës shpesh aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, këtë herë u shfaq si protagonist në fazën ofensive.

Në minutën e 35-të, pas një pasimi të saktë nga Baltazar, ai goditi fuqishëm, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit mysafir për rezultatin 1-1.

Ky gol kishte një domethënie të veçantë për mesfushorin kosovar, pasi u shënua pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Luzernit, klub që kishte vendosur të mos e mbajë gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

Përveç Rrudhanit, në formacionin e Sionit po aktivizohen edhe futbollistë të tjerë kosovarë, si Kreshnik Hajrizi, Benjamin Kololli dhe Rilind Nivokazi. /GazetaExpress

VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement