Rritja enorme e çmimeve, Haxhiu fton prokurorinë të fillojë hetimet - Gazeta Express
string(66) "rritja-enorme-e-cmimeve-haxhiu-fton-prokurorine-te-filloje-hetimet"

Rritja enorme e çmimeve, Haxhiu fton prokurorinë të fillojë hetimet

Lajme

Gazeta Express

10/03/2022 17:17

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas rritjes enorme të çmimeve të disa produkteve në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se rritja e çmimeve nuk është aspak normal dhe tërësisht e paarsyeshme.

Lexo Edhe:

Haxhiu ka rikujtuar se kurdisja dhe orkestrimi i çmimeve është vepër që sanksionet me burgim deri në 5 vite dhe gjobë shtesë.

Ajo ka kërkua nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë menjëherë hetimet.

“Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë.

Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ftoj Prokurorin e Shtetit, që bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Vaji në markete në Kosovë është shitur sot me çmim 3.49 cent. /Gazeta Express/