string(81) "rritet-presioni-ndaj-rusise-von-der-leyen-njofton-per-masa-te-perbashketa-be-shba"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 14:58

Rritet presioni ndaj Rusisë: Von Der Leyen njofton për masa të përbashkëta BE-SHBA

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 14:58

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe senatori amerikan Lindsey Graham janë takuar në Berlin për të diskutuar bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

Në përmbledhjen e takimit, Komisioni Evropian ka theksuar se qëllimi kryesor është një armëpushim i vërtetë, kthimi i Rusisë në tryezën e negociatave dhe përfundimi i luftës.

“Presioni funksionon, sepse Kremlini nuk kupton asgjë tjetër,” është shprehur von der Leyen, sipas mediave të huaja.

Ndërsa, pas takimit, në një postim në X, ajo ka njoftuar për takimin “konstruktiv” me Graham, duke thënë se po përgatitet paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë, dhe ka shtuar se bashkë me SHBA-në, sanksionet do të kenë më shumë efekt.

“BE-ja po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve të forta, duke përfshirë uljen e çmimit maksimal të naftës bruto. Këto masa, së bashku me veprimet e SHBA-së, do të rrisin ndjeshëm efektin e përbashkët të sanksioneve tona,”ka thënë von der Leyen.