Samsung pritet që brenda pak javësh të
prezantojë telefonin e saj më të ri të serisë Galaxy S22 dhe ndërkohë, janë
shfaqur thashetheme të reja për këto pajisje.
Raportet e fundit, që vijnë nga Koreja e
Jugut, tregojnë se seria Galaxy S22 do të ketë një çmim më të lartë se sa
pritej.
Arsyeja e rritjes së çmimit është mungesa
globale e çipave.
Çmimet e disa komponentëve të rëndësishëm u
rritën me 30 deri në 40 për qind, ndërsa çmimet e çipave të energjisë dhe
sensorëve u rritën me 10-15 për qind.
Raportet sugjerojnë se Samsung Galaxy S22 mund
të ketë një çmim fillestar prej 899 dollarë, që është rreth 100 dollarë më
shumë se paraardhësi i tij.
Nga ana tjetër, disa raporte sugjerojnë se
Samsung do të vazhdojë të mbajë të njëjtat çmime si seria Galaxy S21, për shkak
të rritjes së konkurrencës nga Apple dhe markat kineze.
Samsung pritet të prezantojë tre telefona –
Galaxy S22, S22 Plus dhe S22 Ultra. Ata do të mundësohen nga çipi Qualcomm
Snapdragon 8 Gen 1 dhe Exynos 2200 i Samsung, në varësi të rajonit.