Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoftim - Gazeta Express
string(61) "rriten-cmimet-e-biletave-stacioni-i-autobuseve-del-me-njoftim"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 6:58

Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoftim

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 6:58

Qytetarët janë përballur kohëve të fundit me rritje të çmimeve të biletave për udhëtimet ndërmjet qyteteve me autobus.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Stacioni i Autobusëve, duke sqaruar se nuk ka kompetenca në përcaktimin e tarifave të udhëtimit.

Në reagimin zyrtar thuhet se vendimi për çmimet e biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit.

“Stacioni i Autobusëve (SAP) nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në përcaktimin apo ndryshimin e tyre. Prandaj, çdo ndryshim i çmimeve reflekton vendime të operatorëve të transportit, bazuar në politikat dhe kostot e tyre operative,” thuhet në njoftim.

Sipas SAP-it, çdo ndryshim i çmimeve është rezultat i vendimeve të kompanive të transportit dhe nuk lidhet me administrimin e stacioneve të autobusëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement