Rrëzohet qeveria e kryeministrit Petkov në Bullgari
Shqiperi
Gazeta Express
22/06/2022 18:47
Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari. Rrëzimi i qeverisë bullgare erdhi pas mocionit të mosbesimit nga ana e opozitës, ku u votua me 123 vota pro shkarkimit nga 116 që ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Ky vendim vjen fill pasi Bullgaria u tërhoq sot nga veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për të ecur përpara me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Tashmë Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme./Express