Rrëzohet helikopteri i marinës, humbin jetën tre ushtarë: Banorët filmojnë momentin e përplasjes - Gazeta Express
string(94) "rrezohet-helikopteri-i-marines-humbin-jeten-tre-ushtare-banoret-filmojne-momentin-e-perplasjes"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 14:18

Rrëzohet helikopteri i marinës, humbin jetën tre ushtarë: Banorët filmojnë momentin e përplasjes

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 14:18

Tre pjesëtarë të marinës meksikane humbën jetën dhe dy tjerë u lënduan, pasi helikopteri në të cilin ishin u rrëzua në një pjesë të gjelbëruar në juglindje të Meksikës.

Helikopteri është parë nga banorët e Central Tabasco, duke fluturuar çuditshëm dhe në një moment humb kontrollin dhe rrëzohet.

Lexo Edhe:

Sipas marinës meksikane, fluturakja po kryente patrullimin rutinor, kur në një moment filloi të sillet në një vend dhe të bie nga një lartësi relativisht e madhe.

Pamjet amatore që i kanë filmuar banorët, shfaq shtëpitë e shumta dhe zonën ku rrëzohet helikopterit në afërsi të një kopshti të fëmijëve.

E pavarësisht se masa vrapon për t’i shpëtuar ushtarët që kishin ngecur brenda helikopterit, tre prej tyre janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa dy tjerë pas intervenimit kirurgjik janë shpëtuar