Rreziqet para nesh - Gazeta Express
string(18) "rreziqet-para-nesh"

Gazeta Express

01/07/2020 23:23

Rreziqet para nesh

Gazeta Express

01/07/2020 23:23

Një shtrëngatë e tmerrshme politike po i kanoset Kosovës.

Ky është rreziku më i madh që nga periudha kur forcat serbe shkatërronin shtëpitë e djegura, dhunonin femrat dhe vrisnin fëmijë si cuba të pamëshirë të dalë nga mesjeta ndërsa vagonat e zinj të deportimit u shfaqen në trupin e Evropës 50 vite pasi që ishte betuar KURRË MË!

Lexo Edhe:

Aso kohe kërcënimi ishte fizik dhe, në dukje më i rrezikshëm se ky i sotmi.

Sot përballemi me rreziqe politike, të natyrës ekzistenciale, që janë po aq të rrezikshme e të dëmshme sa kanosjet e luftës spë vitit 1999.

Në vijim analizojmë shkurtë aspektet kryesore të shtrëngatës politke me të cilën përballet Kosova sot.

  1. Irritimi i Shteteve të Bashkuara

Anulimi i takimit negociator të datës 27 qershor për shkak të shpalljes së aktakuzave të Prokurorit Special, që është pranuar si veprim që synonte të ndikonte tek dialogu, dhe prandaj mund të karakterizohet një akt politik, e ka cuar procesin në reanimacion. Shtëpia e Bardhë, e irrituar tashmë, i ka dhënë Ambasadorit Grenell edhe një shans për t’i vendosur bisedimet në binarë, të cilët çojnë drejt njohjes bilaterale, i japin Kosovës anëtarësi në NATO, OKB dhe integrim rajonal europian. Sulmet e parreshtura ndaj procesit negociator e Shtëpise së Bardhë, si dhe portretizimi keqdashës i Ambasadorit Grenell nga disa grupe tashmë kishin lënë pasoja, mirëpo anulimi i takimeve përbën kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të pakuëptueshëm ndaj tërë procesit. Për të qenë të qartë, mungesa e transparencës së negociatave kishte krijuar kushte për hamendje tek disa për mundësinë e nëpërkëmbjes së interesave të Kosovës. Në anën tjetër, kjo bëri që disa të përdornin një mungesë të tillë transparence për të arritur ambicjet e tyre politike. Rezultati është ky, nëse Kosova nuk vepron shpejt dhe prerazi, ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të mos jenë të pranishme në negociata dhe bisedimet të bien në duart jokompetente të europianëve. Vorbulla e zgjedhjeve që po afrojnë në Amerikë do të bëhet gjithnjë më e furishme. Rritja e saj do të dëmtojë rastin e krijuar për ndërmjetësim amerikan duke zvogëluar hapësirën si për manovrime ashtu edhe për zhagitje.

  1. Gjyqi i shqiptarëve

Aktakuzat e paverifikuara ndaj Presidentit Thaçi, z. Veseli dhe nëntë personave të tjerë, si edhe dy dokumente të tjera me aktakuza që priten të paraqiten pas të parës, përbëjnë një manovrim tejet tinzar dhe kërcënues. Sado të flitet për “përgjegjësi individuale” dhe se ky “nuk është gjyq ndaj UÇK-së”, për opinionin publik, këto aktakuza janë ngritur kundër Ushtrisë, kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Ky fakt nuk mund te mohohet. Pavarësisht shfajësimit të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, ngritja e padive mund të sjellë më shumë dënime të paraqitura nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për krime lufte kundër Kosovës sesa ndaj Serbisë, e cila dihet se ishte shkaktare e gjenocidit! Me vendosjen e UÇK-se në bankën e të akuzuarit, armiqtë e Kosovës dhe shqiptarëve mund të arrijnë të kenë sukses në orvatjet e tyre 20 vjeçare për të relativizuar krimet e kryera nga Serbia përfshirë fushatën e spastrimit etnik dhe aktet gjenocidale. Me fjalë të tjera, mund të vendoset një ekuivalencë e krimit. Sipas tyre, numrat “janë veçse statistika”, nëse do parafrazoja thënien famëkeqe të Stalinit. Kjo do t’i dhuronte velin e hollë të justifikimit moral dhe një rast të shumëpritur një Europe albanofobike për të gjetur rrugëdalje për vete dhe për nyjën kosovare.

  1. Terreni i palakmueshem i Evropës

Pesë kombe në Evropë nuk e njohin Kosovën. Shumë shtete të tjera e kanë njohur por nuk kanë marrëdhënie miqësore. Ka një numër të vendeve që janë afruar dhe kanë dhënë perkrahje. Dhe në secilin prej këtyre shteteve ka si simpatizantë edhe kundershtarë të Kosovës. Megjithatë, konfiguracioni strukturor i BE-së dhe procesi i koklavitur i vendimmarrjes aty e ka bërë Europën impotente kur vjen fjala për veprime më vendimtare domethënëse për Kosovën. Ndërkaq, Srebrenica mbetet sot e përgjithmonë momumenti i turpit dhe pazotësisë evropiane. Parapëlqimi historik për Serbinë nga disa vende anetare të BE-së dhe procesi i I ngatërruar dhe joefikas i vendim-marrjes e kanë bërë të pamundur ecjen përpara të Bashkimit Evropian në çështjen e Kosovës. Të gjithë e dimë se pas tetë viteve të humbura nga BE-ja, ishin Shtetet e Bashkuara që bënë të mundur shpalljen e pavarësisë për Kosovën. Kështu ndodhi me tranformimin e Ushtrisë së Kosovës dhe kështu po ndodh me dialogun. Dhjetë vjet tentativa nxorrën vetëm një pako me marreveshje të dobëta, që në pjesën më të madhe as nuk jane vënë në zbatim. Edhe një herë, BE-ja është e detyruar t’ia lëshojë frerët Shteteve të Bashkuara. Pikërisht procesi i vendim-marrjes së BE-së e ka penguar zbatimin e marrëveshjeve për liberalizimin e vizave për Kosovën, edhe pasi që ishin plotësuar të gjitha kushtet. Pra, mungon vullneti politik por edhe zotësia për ta zgjidhur dilemën Kosovë-Serbi pa rolin e fortë drejtues nga Shtetet e Bashkuara.

  1. Stuhia politike

Rrethanat e parashtuara më lart mund të krijojnë një dukuri të rrallë metereologjike si paralajmërim për një stuhi të paparë politike e cila do të rezultojë me një Serbi të cilës i hapen dyert të shëtisë në Evropë ndërsa Kosova zhytet më thellë në geton e tashme politike. Në rast se Shtetet e Bashkuara largohen nga procesi negociator/bisedimet, Europa me tendencën favorizuese ndaj Serbisë, duke ndrydhur duart me dyshime dhe pasivitet, mund ta përdorë procesin gjyqësor të UCK-së si arsyetim moral për një barazim midis dy palëve dhe krijon një rast për Serbinë t’ia heqi prangat Kosovës që të eci drejt Evropës. Problemi i vizave mund të mos jetë madhor por shërben si barometer i qëndrimit europian ndaj shqiptareve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Albanofobia, siç paralajmëroi Dr. Berisha thuajse njëzet vjet përpara, është e pranishme dhe, mungesa e SHBA-ve dhe ekzistimi i gjyqeve ndaj UÇK-së vetëm se do ta ushqejnë më shumë një disponim të tillë ndaj shqiptarëve.

  1. Biseda me Ambasadorin Grenell

Në bisedën tonë me Ambasadorin Grenell një ditë para telefonatës me anëtarë të komunitetit, si edhe gjatë atij takimi, ai e bëri të qartë se ndarja nuk ishte diskutuar, parashtuar ose prezantuar dhe se nuk kishte presion për një marrëveshje të shpejtuar. Ai shprehu irritimin e tij lidhur me procesin dhe mundësinë që administrata të ndihet e pakënaqur dhe e lodhur dhe, rrjedhimisht, të vendosë se palët nuk janë të gatshme për marrëveshje dhe kështu të japin dorëheqje (të tërhiqen???) nga gjithë procesi. Zgjedhjet janë shumë afër dhe mundësia e Ambasadorit për t’u riemëruar ose ngarkuar me përgjegjësi të tjera është krejt e mundshme. Mund të them pa hezitim se e ndjeva irritimin e Ambasadorit dhe se paralajmërimi është shumë real.

  1. Ecja përpara

Pika më kritike për arritjen e synimeve të Kosovës për shtetësi dhe pranim në NATO, OKB dhe eventualisht BE është angazhimi i plotë i Shteteve të Bashkuara. Për këtë, çëshja më parësore është krijimi i konsensusit të klasës politike lidhur me gatishmërinë dhe domosdoshmërisë për hyrje në dialog – dhe këto duhet të shprehen qartë për Uashingtonin. Kjo duhet bërë tani. Nuk ka me prit!

  1. Ekipi Negociator

Qeveria aktuale është e brishtë për t’u ballafaquar me sfidat e reja me të cilat përballet sot e në të ardhmen e afërt. Prandaj konsensusi politik është i domosdoshëm, por zgjerimi i qeverisë dhe riformini i një qeverie të re domethënë përsëritjen e procesit të cilin sapo e kemi kaluar.

Kosova nuk e ka këtë luks kohor, mirëpo ekziston një mënyrë tjetër për të arritur konsensusin dhe stabilitetin e nevojshëm politik.

Formimi i një Ekip Uniteti për Negociatat.

Ekipi do perfshinte të gjitha partitë e mëdha të parlamentit kosovar, vecanërisht dy partitë opozitare të cilat duhet të kenë kompetenca të plota vendimmarrjeje në ekip. Ky hap sjell transparencë për procesin dhe votëbesimin e popullit, ulë tensionet dhe kthen fokusin aty ku duhet.

Përbërja dhe rolet brenda ekipit duhet të negociohen me mirëbesim dhe pa lënë asnjë dyshim për natyrën dhe përmbajtjen e procesit. Në përfundim të procesit duhen mbajtur zgjedhjet dhe ndërtimin e një parlamenti të ri që pasqyron elektoratin e vendit dhe vullnetin e popullit.

Në këtë mënyrë populli do të jetë i sigurtë se marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë ishte më e mira e mundshme. Pika më kryesore e procesit është thyerja e prangave që kanë frenuar Kosovën të arrijë majat e mundësive të veta, të hedhë hapa përpara dhe më në fund të gëzojë mirëqenie.

Kjo do të thotë që Kosova të njihet si vend anëtar me të drejta të plota në NATO dhe OKB dhe me shtegun e hapur për inkuadrim në BE si edhe në tregtinë rajonale dhe ndërkombetare.

Në 1999 shteti i Kosovës u lind me gjak. Në 2008 ajo u bë e lirë të vepronte dhe të vendoste për jetën e vet. Në 2020, pas shumë gabimeve por edhe përparimeve, Kosova ndeshet me realitetin në të cilin shihet se çdo vendim ka pasojat e veta.

Vendimet e tashme do jehojnë për breza me radhë.

Ka ardhur koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur perpara ose të paguajmë çmimin më të lartë të mundshëm si alternativë e vetme e mbetur nëse dështojmë.