Rreziku nga zjarret, policia kërkon kujdes nga qytetarët - Gazeta Express
string(55) "rreziku-nga-zjarret-policia-kerkon-kujdes-nga-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 10:24

Rreziku nga zjarret, policia kërkon kujdes nga qytetarët

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 10:24

Duke iu referuar temperaturave të larta dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo të lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmë tek tё gjithё qytetarët e rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё përdorimit (shkrepëse, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj.)”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement