Rreziku i bllokimit të dialogut, çfarë di Qeveria e Kosovës? - Gazeta Express
string(58) "rreziku-i-bllokimit-te-dialogut-cfare-di-qeveria-e-kosoves"

Rreziku i bllokimit të dialogut, çfarë di Qeveria e Kosovës?

Gazeta Express

24/09/2020 10:27

Mbajtja e raundit të radhës të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel, është në pikëpyetje. Shkak për këtë është raportuar të jetë refuzimi i institucioneve të Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, i ka thënë Gazetës Express se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë informacion zyrtar se takimi i paralajmëruar do të anulohet apo nëse ekziston mundësia që ai të mos mbahet më 28 shtator.

Lexo Edhe:

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka thënë Beqiri.

Gazeta Express për këtë çështje dje e ka kontaktuar edhe koordinatorin e Kosovës në dialog, Skender Hyseni, që në takimin e fundit me Serbinë në Bruksel ka deklaruar se ishte përplasur me palën serbe për shkak se ata po insistonin që asociacioni të jetë temë e diskutimit. Ai ka thënë shkurtimisht se e ka qëndrimin e njëjtë për këtë çështje.

Edhe presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media kishte thënë se kjo çështje nuk duhet të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Një asociacion i tillë i komunave është kundërshtuar edhe nga opozita. /Express/