Rreth 20 persona janë arrestuar lidhur me zjarret që përfshin vendin kohët e fundit. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski bëri të ditur se për disa zjarre ekzistojnë dyshime se janë shkaktuar nga një strukturë e organizuar.
“Në suaza të aksionit operativ që kemi ndërmarrë lidhur me zjarret deri tani nga liria kemi privuar rreth 20 persona. Një pjesë e tyre ishin në paraburgim shtëpiak, një pjesë e tyre në paraburgim efektiv, një pjesë ishin liruar për shkak se ishin të mitur. Kemi dëshmi të drejtpërdrejta se disa nga zjarret janë qëllimisht të shkaktuara por kemi edhe dëshmi të cilat do të ndahen me opinionin e që lidhen me struktura të organizuara. Piromanët të cilët vepruan individualisht për vënien e zjarreve i kapëm. Jo të gjithë por kemi kapur një pjesë të mirë”, tha Toshkovski./ Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2