Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, kishte zbuluar se ish-trajneri i tij, tani në Tottenham, Jose Mourinho, e kishte kërcënuar atë ta shiste qysh në seancën e parë stërvitore të një sezoni të ri.
Në ditën e parë të turneut parasezonal, John Terry dhe kolegu i tij në vijën e mbrojtjes, Gary Cahill, nuk kishin qenë duke performuar në nivelin e tyre të zakonshëm gjatë stërvitjeve dhe e humbnin topin vazhdimisht, transmeton Gazeta Express.
Mourinho menjëherë ua kishte bërë të qartë se s’do ta kishte problem t’i shiste ata të dy nëse ata vazhdonin me atë performancë të dobët. Mirëpo, komentet e tij kishin pasur menjëherë rezultat të mirë te dy lojtarët.
“Ne e fituam ligën dhe pastaj u kthyem për turneun parasezonal. Në ditën e parë, unë dhe Gary Cahill e humbnim topin vazhdimisht. Ai i ndali stërvitjet… ne sapo i kishim blerë Cesc Fabregasin, Diego Costan dhe disa lojtarë të tjerë”, kishte rrëfyer Terry.
“Ai na tha: “Ju dy. Do t’i shpenzoj menjëherë 100 milionë funte për dy qendërmbrojtës të rinj nëse ju vazhdoni ta humbni topin”. Ne e shikuam njëri-tjetrin në sy menjëherë dhe thamë: “Oh, uau””.
“Kështu që pas kësaj, unë dhe Gaz, në seancën e parë stërvitore, shkuam dhe i shkatërruam të gjithë në stërvitje. Tempo ishte rritur dhe të gjithë po i bënin ndërhyrje njëri-tjetrit”.
“Pas stërvitjes, ai erdhi dhe na i vendosi krahët mbi shpatulla e na tha: “Për këtë arsye ju do të jeni titullarë këtë sezon”. Ai e dinte saktësisht se çfarë po bënte, ishte gjithmonë katër hapa para të gjithëve”. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...