Jurgen Klopp njihet si një ndër trajnerët më të veçantë për stilin e tij unik dhe falë punës, ai brenda disa viteve e ka ndryshuar krejtësisht skuadrën angleze.
Gjermani së fundmi ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka zbuluar edhe se si është ndjerë në momentin e parë që ka mësuar se Liverpooli interesohej për ta marrë atë si trajner.
“Kur dëgjova agjentin tim që më tha se Liverpooli është i interesuar për mua mendova me vete: ‘O Zot’. Ishte sikur pashë për herë të parë përsëri gruan time. E ndjeva Liverpoolin që në momentin e parë”, shprehet Klopp.
Klopp tashmë ka fituar Champions Leaguen me Liverpoolin dhe ani objektivi është Premierliga, trofe që i mungon që 30 vite dhe duket se këtë sezon do të marrë fund gjithça pasi Reds janë pa ndejkësit më të afërt mbi 20 pikë.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...