Rrëfimi i djalit të Halit Gecit, mësuesit që u vra dy ditë para daljes publike të UÇK’së - Gazeta Express
string(86) "rrefimi-i-djalit-te-halit-gecit-mesuesit-qe-u-vra-dy-dite-para-daljes-publike-te-uckse"

Gazeta Express

28/11/2019 17:49

Rrëfimi i djalit të Halit Gecit, mësuesit që u vra dy ditë para daljes publike të UÇK’së

Gazeta Express

28/11/2019 17:49

Mësuesi historik i Llaushës së Skënderajt, Halit Geci u vra më 26 nëntor të vitit 1997. Ndërkaq, në varrimin e tij dy ditë më pasë, për herë të parë dolën publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Këto ngjarje, me plot emocion në ‘Frontal’ të televizionit T7, i ka kujtuar, djali i tij Lulzim Geci.

Lexo Edhe:

‘Atë ditë unë kisha provim, baba ka pas me shku në mësim, ai ka shku në shkollë më herët. Ndërkohë unë e kam pa në shkollë me kolegë të punës. Kur u ktheva nga punët që kisha, një fqinjë në rrugë më tha, duhesh me shku në shtëpi, se mësuesi Halit u plagu në shkollë. Kur jam shku në Mitroivcë në pjesën Veriore, atje ku ishte dërguar në spital, jam mundu mu afru por sna kanë lejuar të hyjmë’, tha ai.

Por, djali i mësuesit nuk kishte arritur të marrë informata për babanë.

‘U ktheva në shtëpi, pa asnjë infromacion. Me sa di unë kanë qenë shqiptar që e kanë trajtu, babain. Ka pas shumë njerëz që janë ardhë, rreth orës 10:00 kanë ardh, na e kanë dhanë lajmin. Ishte një moment shumë i rëndë. Dhimbje e dyfishtë, se baba vdiq e nënës se kisha’, ka thënë ai.

I njëjti ka treguar, dhe se kanë pasur provokime të ndryshme si familje nga ana e serbëve të cilët sipas tyre kanë thënë se mësuesi nuk u vra në shkollë, por në vijë të frontit./GazetaExpress/