Rrëfimi i atletit 27-vjeçar para se të ekzekutohej: Më torturuan për ta pranuar fajin - Gazeta Express
string(84) "rrefimi-i-atletit-27-vjecar-para-se-te-ekzekutohej-me-torturuan-per-ta-pranuar-fajin"

Rrëfimi i atletit 27-vjeçar para se të ekzekutohej: Më torturuan për ta pranuar fajin

Gazeta Express

13/09/2020 11:23

“Nëse më ekzekutojnë, dua që tani dini se një njeri i pafajshëm – edhe pse u përpoq dhe luftoi më të gjithçka forcat që zëri i tij të dëgjohej – u ekzekutua”, kishte thënë Navid Afkari, atleti 27-vjeçari që u ekzekutua me varje nga autoritetet iraniane.

Irani e ekzekutoi Afkarin, i cili ishte mundës i njohur, nën akuzat për vrasje, përkundër lutjeve ndërkombëtare për ta falur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Afkari ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë një vale protestash kundër qeverisë në vitin 2018.

Afkari kishte thënë se ishte torturua derisa ishte detyrua ta pranonte fajin.

Në një audio të zbuluar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, Afkkari kishte thënë: “Nëse më ekzekutojnë, dua që tani dini se një njeri i pafajshëm – edhe pse u përpoq dhe luftoi më të gjithçka forcat që zëri i tij të dëgjohej – u ekzekutua”.

Afkari u ekzekutua me varje në qytetin jugor Shiraz, sipas mediave shtetërore.

Avokati i tij ka thënë se Afkari nuk ishte lejuar ta shihte familjen para se të vdiste.

Ka pasur shumë thirrje për ta parandaluar ekzekutimin e tij, përfshirë nga një union që i përfaqëson 85.000 atletë në gjithë botën.

Vellezerit e Afkarit, Vahid dhe Habib, janë dënuar me 54 dhe 27 vjet burgim për rastin e njëjtë.

Në një audio të zbuluar nga burgu ku po mbahej ai, Afkari kishte thënë se ishte torturuat për ta pranuar fajin. Nëna e tij ka thënë se bijtë e saj ishin detyruar të dëshmonin kundër njëri-tjetrit.

Afkari ishte kampion kombëtar në mundje, një sport me histori të gjatë dhe shumë popullarizuar në Iran. /Gazeta Express/