Rrahja e tre shtetasve të Kosovës në Shkup, reagon Kryetari i Hanit të Elezit - Gazeta Express
string(76) "rrahja-e-tre-shtetasve-te-kosoves-ne-shkup-reagon-kryetari-i-hanit-te-elezit"

Rrahja e tre shtetasve të Kosovës në Shkup, reagon Kryetari i Hanit të Elezit

Gazeta Express

09/12/2019 15:40

Kryetari i komunës së Hanit te Elezit, Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani vizituan në shtëpitë e tyre tre të rinjët nga Hani i Elezit , Egzon Avdush Kuka(1995), Liridon Avdush Kuka, (2000) dhe Metush Qamush Brava (2001) që u sulmuan mbrëmë në Shkup pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës nga ana e tifozëve maqedonas ”Komitët”.

Siç bëhet e ditur nga reagimi i Kryetarit të Hanit të Elezit, ”Komitët” më të mbaruar ndeshja midis Varadarit dhe Shkëndisë kanë vërshuar rrugëve të Shkupit të pajisur me thika e shkopinj bejsbolli dhe pa as një arsye sulmuan tre të rinjët e Hanit te Elezit duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lexo Edhe:

”Edhe përkunder numrit të madh të njësive policore në vendin e ngjarjes ata nuk reaguan me kohë edhe pse me lëndime të rënda trupore dhe të përgjakur nuk i ofruan ndihmën mjekësore, por i dërguan në stacionin policorë për ti intervistuar dhe në atë gjendje i mbajtën më tepër se 5 orë.

Me të arritur në Kosovë, ata menjëherë shkuan në QKMF të Hanit te Elezit ku morën trajtimin mjekësor.

Kryetari i komunës kërkon nga pushteti maqedonas që ndaj huliganëve te shqiptohet denimi i merituar dhe të krijoj siguri për qytetarët shqiptarë të Kosovës.

Gjithashtu kërkohet nga Ambasada e Kosoves në Maqedoninë e Veriut që të interesohen për sigurinë e shqiptarëve të Kosoves në Maqedoni sepse kjo nuk është hera e parë që huliganët maqedonas i sulmojnë shqiptarët e Kosovës në të kundërtën as shtetasit maqedon që vijnë në Kosovë nuk do te kenë siguri.

Lidhur me këtë rast kryetari Suma pos Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, ju drejtua edhe Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë dhe Ministrit te Punëve të Jashtme të Kosovës”, thuhet në reagim.