Pas triumfit të Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit, selektori i reprezentacionit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, ka shpërthyer në emocion në rrjetet sociale. Krasniqi fitoi medaljen e artë të nëntë në Paris, duke treguar fuqinë dhe dominimin e saj në tatami.
Në një postim të veçantë, Kuka shkruan:
“Rrafsh 9 Copa të Arta! Grand Slam Paris prapë flet Shqip! Ndjenjë e veçantë Parisi! Plot 9 herë shijova të artat në zemër të Bercy Arena! Medaljet i fitojmë vet, smundet kurkush me na i ndal! Kosova mbi të gjitha, miq.”
Ky triumf i Distria Krasniqit nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një moment krenarie për Kosovën, duke treguar se xhudoja kosovare vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.
Me këtë sukses, Distria konfirmohet si një nga xhudistet më të suksesshme të Kosovës, duke vazhduar të shkruajë historinë e saj në Grand Slam dhe në xhudon botërore. /GazetaExpress