Rossi në Moto Gp deri në moshën 43-vjeçare! - Gazeta Express
string(42) "rossi-ne-moto-gp-deri-ne-moshen-43-vjecare"

Rossi në Moto Gp deri në moshën 43-vjeçare!

Gazeta Express

10/07/2020 12:25

Pas muajve të tërë pritjeje dhe shumë heshtjeje, kampionati Botëror i Moto Gp do të rikthehet dhe do ta bëjë këtë me një lajm bombë, legjenda vazhdon!

Lexo Edhe:

Sipas asaj që raporton Gazzetta Dello Sport, Valentino Rossi do të jetë pjesë e Moto Gp deri në moshën 43-vjeçare, pasi shumë shpejt do të firmosë me skuadrën Petronas për 2 sezone.

Kontrata e Rossit do të nisë në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për Botërorin e vitit 2022.

Zyrtarizmi do të vijë në pistën e Jerez në datën 19 korrik ndërsa shok skuadre i Doktorit do të jetë italiani i talentuar Franco Morbidelli.

Yamaha zyrtare në vitin 2021 në vend të Rossit do të ketë në skuadër Fabio Quartararon ndërkohë që Rossi do të kalojë te skuadra satelite Petronas. /Super Sport