Rossi ia plotëson dëshirën 102-vjeçares që e mposhti koronavirusin - Gazeta Express
string(66) "rossi-ia-ploteson-deshiren-102-vjecares-qe-e-mposhti-koronavirusin"

Rossi ia plotëson dëshirën 102-vjeçares që e mposhti koronavirusin

Gazeta Express

05/04/2020 10:49

Koronavirusi e ka kapluar botën, por herë pas herë nga ky virus vdekjeprurës vijnë edhe lajme pozitive. Italica Grondona, një gjyshe 102-vjeçare në Xhenova të Italisë, ka lënë spitalin pas 3 javësh betejë me këtë virus, duke e fituar sfidën.

Gjyshja Lina, siç e njohin të gjithë, ka befasuar të gjithë me forcën që pati për ta luftuar dhe fituar këtë betejë me koronavirus, lajm ky që ka bërë xhiron e botës.

Lexo Edhe:

Madje edhe CNN ka bërë lajm këtë ngjarje të gjyshes italiane, ku gjyshja Lina ka rrëfyer se ka një ëndërr, të takojë idhullin e saj, Valentino Rossi.

Ka qenë vetë piloti italian, ikona e Moto GP ai që ka kontaktuar gjyshen 102-vjeçare, duke e telefonuar. Madje Rossi i ka premtuar se do të shkojë ta takojë menjëherë sapo të përfundojë kjo situatë emergjence. Një dhuratë vërtet speciale për shërimin  e gjyshes