Rossi fiton betejën me COVID-19 - Gazeta Express
string(31) "rossi-fiton-betejen-me-covid-19"

Rossi fiton betejën me COVID-19

Gazeta Express

06/11/2020 9:07

Valentino Rossi fiton betejën më të rëndësishme deri tani në jetë atë me COVID-19.

Që prej 15 tetorit Doktori qëndronte në karantinë pasi ishte infektuar nga koronavirusi, duke humbur edhe 1 garë të Moto Gp, por sëfundmi italiani e ka mposhtur COVID-19.

Lexo Edhe:

Piloti italian i garave të shpejtësisë, 9 herë kampion bote, ka dalë negativ, duke marrë më në fund përgjigjen që priste prej një kohe të gjatë.

41-vjeçari ka fluturuar menjëherë drejt Valencias, aty ku do të mbahet Çmimi i Madh këtë fundjavë.

Nëse këtë të premte del sërish negativ, Rossi mund të garojë në pistë të dielën.

Në këtë sezon të Moto Gp, Valentino Rossi pozicionohet në vendin e 15-të të klasifikimit të përgjithshëm me 58 pikë të grumbulluara.