Rosenior paralajmëron lojtarët: talenti nuk mjafton - Gazeta Express
string(50) "rosenior-paralajmeron-lojtaret-talenti-nuk-mjafton"

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 21:22

Rosenior paralajmëron lojtarët: talenti nuk mjafton

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 21:22

Trajneri i ri i Chelseat, Liam Rosenior, ka theksuar se cilësia teknike nuk mjafton pa luftë dhe intensitet, para ndeshjes ndaj Charlton Athletic në FA Cup, që do të jetë debutimi i tij në krye të “Blues”.

Pas dy seancave stërvitore në Cobham, Rosenior u shpreh i impresionuar nga talenti i skuadrës, por paralajmëroi për vështirësitë e sfidës:

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Ata luajnë me intensitet të lartë. Duhet të fitojmë duelet, betejat dhe të vrapojmë.”

Chelsea aktualisht renditet e teta në Premier League, katër pikë larg zonës Champions. I pyetur për prioritetet mes garave, Rosenior ishte i qartë:

“Duhet të synojmë fitoren në çdo ndeshje. Fokusi është vetëm te Charltoni.”

FA Cup do të jetë testi i parë për trajnerin e ri, i cili synon ta nisë aventurën me rezultat pozitiv. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement