Një grua e fuqishme si Vasfije Krasniqi, kthehet pas shumë vitesh në vendin ku përjetoi tmerrin: Nuk shkova për mëshirë, doja ta shihja me sytë e mi - Gazeta Express
string(145) "nje-grua-e-fuqishme-si-vasfije-krasniqi-kthehet-pas-shume-vitesh-ne-vendin-ku-perjetoi-tmerrin-nuk-shkova-per-meshire-doja-ta-shihja-me-syte-e-mi"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 12:28

Një grua e fuqishme si Vasfije Krasniqi, kthehet pas shumë vitesh në vendin ku përjetoi tmerrin: Nuk shkova për mëshirë, doja ta shihja me sytë e mi

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 12:28

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka treguar se sot është kthyer për të vizituar për herë të parë pas shumë vitesh vendin ku kishte përjetuar tmerrin.

Krasniqi-Goodman thotë se për dikë tjetër shtëpia në fotografi mund të jetë vetëm një vend, por për të është një copë e errët dhe një vend ku i është marrë një pjesë e shpirtit.

“Për dikë tjetër mund të jetë thjesht një vend. Për mua është një copë e errët e historisë sime. Një vend ku më morën pafajësinë, sigurinë dhe një pjesë të shpirtit tim”, ka shkruar ajo.

“Sot nuk shkova aty për të kërkuar mëshirë. Shkova sepse, pas kaq shumë vitesh, doja ta shihja me sytë e mi se ai vend ende ekziston, ndërsa unë ende po jetoj me atë që ndodhi brenda tij.Dhe sot, më shumë se kurrë, zemra ime ndihet e thyer”, ka shtuar Krasniqi-Goodman.

Postimi i plotë:

Sot vendosa të kthehem në një vend ku për vite të tëra nuk kam pasur forcë të shkel. Ishte vendi i dytë ku, si një vajzë vetëm 16 vjeçe, përjetova tmerrin që më ndryshoi jetën përgjithmonë.

Shtëpia e parë nuk ekziston më. Por kjo shtepi ende qëndron. Sot u afrova deri aty. Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, në dhomën ku mbetën të varrosura britmat, frika dhe pafuqia e një vajze të re. Nuk munda. Në oborr ishte dikush duke punuar. Qëndrova jashtë dhe bëra vetëm një fotografi.

Për dikë tjetër mund të jetë thjesht një vend. Për mua është një copë e errët e historisë sime. Një vend ku më morën pafajësinë, sigurinë dhe një pjesë të shpirtit tim.

Sot nuk shkova aty për të kërkuar mëshirë. Shkova sepse, pas kaq shumë vitesh, doja ta shihja me sytë e mi se ai vend ende ekziston, ndërsa unë ende po jetoj me atë që ndodhi brenda tij.

Dhe sot, më shumë se kurrë, zemra ime ndihet e thyer

Advertisement
Advertisement
Advertisement