Rosenior nis epokën te Chelsea me respekt: përshëndet një nga një gazetarët - Gazeta Express
string(74) "rosenior-nis-epoken-te-chelsea-me-respekt-pershendet-nje-nga-nje-gazetaret"

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 20:13

Rosenior nis epokën te Chelsea me respekt: përshëndet një nga një gazetarët

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 20:13

Liam Rosenior po përshtatet me shpejtësi me jetën te Chelsea. Trajneri i ri i “Blues”, 41 vjeç, zhvilloi konferencën e tij të parë për shtyp në prag të ndeshjes së raundit të tretë të FA Cup ndaj Charltonit, që luhet nesër, duke lënë përshtypje pozitive që në paraqitjen e parë.

Rosenior u tregua tejet i afërt dhe profesional, duke shtrënguar dorën e çdo gazetari të pranishëm para se të niste konferencën, një gjest që u vlerësua nga mediat angleze.

Tekniku u konfirmua zyrtarisht si trajner i Chelseat të martën, pasi firmosi një kontratë afatgjatë deri në vitin 2032. Që nga marrja e detyrës, ai ka zhvilluar tashmë dy seanca stërvitore me skuadrën në “Stamford Bridge”.

Në fjalën e tij, Rosenior shprehu entuziazmin dhe besimin për të ardhmen e klubit londinez:

“Jam shumë i emocionuar që po punoj me këtë grup. Kam kaluar dy ditë fantastike dhe jam pritur shumë mirë nga të gjithë, ndihem si në shtëpi.
Lojtarët kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua dhe me stafin tim. Tani mezi pres të hyjmë në ndeshje bashkë.”

Ai theksoi potencialin e madh që ka skuadra aktuale e Chelseat, por edhe përgjegjësinë për ta shndërruar atë në rezultate konkrete:

“Janë lojtarë të talentuar dhe me potencial të madh. Detyra ime është ta kthej atë potencial në realitet. Potenciali nuk mjafton – duhet punë dhe përkushtim. Disa prej tyre tashmë janë, ose mund të bëhen, lojtarë të klasit botëror.”

Chelsea do të nisë epokën Rosenior me përballjen ndaj Charltonit në FA Cup, ndërsa tifozët shpresojnë që trajneri i ri të sjellë stabilitet dhe sukses afatgjatë në “Stamford Bridge” /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement